29.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pavarësia i bashkoi: Thaçi shtrëngon duart me Kurtin dhe Osmanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar një pritje shtetërore për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pjesë e së cilës janë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë ngjarje që po zhvillohet në Katedrales “Nënë Tereza”, kreu i Shtetit pas fjalimit të tij, është parë tek shkoi për t’i përshëndetur këto dy fytyra të rëndësishme në skenën politike në Kosovë.

Në këtë pritje të pranishëm janë edhe shumë fytyra të tjera të njohura për publikun, si deputetë, ambasadorë dhe humanistë të ndryshëm.

Kujtojmë se gjatë këtij përvjetori të 12’të të Pavarësisë së Kosovës, ka pasur aktivitete të ndryshme, që nga mbajtja e seancës parlamentare në nder të kësaj dite, deri te vizitat te kazerma “Adem Jashari”, madje edhe vizita e parë e Kryeministrit Kurti te ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT