Klubi Trepça 89 dhe Presidenti i saj Abedin Zeka kanë lëshuar një dekalratë ku hedhin akuza të mëdha ndaj Kryetarit të Federatës së Kosovës dhe gjyqtarit të ndeshjes, pas humbjes 4 -3 ndaj Flamurtarit sot.
Në këtë komunikatë thuhet që gjyqtari i ndeshjes e dëmtoi skuadrën në atë mënyrë që Flamurtari triumfoi pa drejtësisht sot, përcjell Gazeta Blic. Madje brenda saj thuhet se gjyqtari anësor Fatmir Sekiraqa, i shau rëndë tifozët e Trepçës si dhe anëtarin e kryesisë Lulzim Imerin.
Por në një deklaratë për Gazeta Blic, gjyqtari anësor Sekiraqa, e mohoi këtë gjë. “Jo nuk është aspak e vërtetë, unë nuk jam një njeri i tillë. Nuk e kam ofenduar e askënd” deklaroi gjyqtari Sekiraqa.
Ndeshja e sotme u përcoll me shumë diskutim ngase e kishte edhe rëndësinë e veçantë për shkak se u ndeshën të dy klubet që janë në garë për mbijetesën.