Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Ardit Gërvalla, në emisionin “Krejt n’Debat”, ka renditur një varg lavdërimesh për Qeverinë e Albin Kurtit, duke paraqitur një tablo tejet pozitive të qeverisjes.
Sipas Gërvallës, policët e Kosovës janë shumë të lumtur me Qeverinë Kurti, qytetarët po jetojnë më mirë, ndërsa shtesat për lehona, sipas tij, janë më të lartat krahasuar me vendet e Evropës.
Ai gjithashtu ka përmendur mbulimin e shpenzimeve të varrimeve nga komunat e udhëhequra nga VV-ja, ndërsa nuk ka kursyer as lavdërimet personale për kryeministrin, duke e cilësuar Albin Kurtin si “kryeministrin më të pakorruptuar”.
Nga deklaratat e Gërvallës krijohet përshtypja se gjithçka në Kosovë po shkon për mrekulli nën qeverisjen e Kurtit. Por, sa përputhet kjo tablo me përditshmërinë dhe shqetësimet e qytetarëve?



