Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Prekazin një ditë para 12 vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka thënë se Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo, shkruan Reporteri.net.
“Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë!”, ka shkruar Veseli në Facebook, shkruan Reporteri.net.