spot_img
spot_img

Policia zhvillon aksion në Mitrovicë të Jugut, sekuestrohen substanca narkotike dhe arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Policia ka zhvilluar aksion në Mitrovicë ku janë sekuestruar substanca narkotike.

Policia ka sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasi prej 51.2 gramësh, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme.

Gjatë këtij aksioni u arrestua një person.

“Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do të jetë e pandalshme, orë pas ore dhe në çdo cep të vendit. Sot, në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar ndërsa është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në sasi prej 51.2 gramësh një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme.

Të gjithë ata që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve do të përballen me institucionet e rendit dhe drejtësisë. Nuk do të ketë askund hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale”, shkroi ministri./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT