spot_img
spot_img

Incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se u drejtuan armët familjarëve të tij

Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga shtëpia ku po qëndronte për vizitë familjare.

Pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se u kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona momentin e largimit të tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net, incidenti ka ndodhur në momentin kur pjesëtarët e EULEX-it kishin shkuar për ta marrë Krasniqin pas përfundimit të vizitës së sotme pranë familjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT