Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshesh. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa reshjet lokale do të paraqiten herë pas here, sidomos në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, lokalisht shumë e fortë, me mundësi që në disa zona të arrijë intensitetin e stuhisë, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, me shpejtësi prej 20-62 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19°C. /MeteoKosova/


