Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në rastin me aferat shtetërore.
Në aktvendimin e siguruara nga gazeta Nacionale tregohet se Apeli ka refuzuar ankesat e të akuzuarave.
“REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Rozeta Hajdari, av. Florent Latifaj, Irfan Lipovica, av. Feim Alaj, Hafiz Gara, av. Nazim Mehmeti, dhe Ridvan Muharremi, av. Mahmut Halimi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.68/2025, i datës 13.03.2026”, thuhet në aktvendimin e siguruar nga gazeta.
Sipas aktvendimit, Apeli arsyeton se ekziston dyshimi i bazuar se Hajdari dhe të tjerët kanë dëmtuar buxhetin e shtetit afro 3 milionë euro.
Përveç Rozeta Hajdarit, në këtë rast janë të përfshirë edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e kishte ngritur aktakuzën më 11 nëntor 2025.
Të pandehurit ngarkohen me vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare, ndërsa Ridvan Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në këtë fazë të procedurës, Gjykata Themelore kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa mbrojtja e ish-ministres po kërkon nga shkalla e dytë që ta ndryshojë këtë vendim.




