Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të bëjë maksimumin për të shmangur një rritje eventuale të tarifave të energjisë elektrike.
Rizvanolli ka thënë se ende është herët të flitet për ndryshimin e tarifave, por ka siguruar se institucionet do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kompetencat për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë.
Ajo ka rikujtuar se edhe gjatë këtij viti, në bashkëpunim me KEK-un, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KESCO-n, ishte arritur një dakordim që mundësoi shmangien e rritjes së tarifave, në kohën kur po realizoheshin investimet në Termocentralin Kosova A.
“Do të bëjmë maksimumin që të evitojmë një rritje eventuale të tarifave”, ka deklaruar Rizvanolli në Kanal10.



