spot_img
spot_img

Pranverë në nëntor, deri në 23°C: Java me intervale me diell, rrebeshe lokale, rrufe e stuhi të forta – të shtunën mund të vijë bora e parë

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe masave të ngrohta ajrore, të cilat në fundjavë do të zëvendësohen nga masa të ftohta ajrore.

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave dhe ultësirave, pritet të krijohen kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve të para të ditës. Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, ndërsa vonë në mbrëmje, konkretisht rreth mesnatës, pritet intensifikim i reshjeve.

Gjersa në fund të javës, të shtunën pritet të arrijë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje më intensive, lokalisht të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë ditës apo në mbrëmje, ekzistojnë mundësi që të paraqiten edhe reshjet e para të borës në disa zona të ulëta.

TË FUNDIT

TË FUNDIT