spot_img
spot_img

Për vetëm 7 ditë, Kosova bleu energji elektrike në vlerë prej gati 15 milionë eurosh – mbi 2 milionë euro në ditë

Kosova ka shpenzuar gati 15 milionë euro për importin e energjisë elektrike brenda vetëm shtatë ditësh.

Shifrat e publikuara nga moderatori Ermal Panduri tregojnë se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, blerja e energjisë elektrike i ka kushtuar vendit plot 14 milionë e 915 mijë e 923 euro e 88 centë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Panduri, shpenzimet ditore kanë qenë:

28 tetor: 2,385,449.33 euro
29 tetor: 2,373,489.37 euro
30 tetor: 2,127,378.18 euro
31 tetor: 2,349,582.63 euro
1 nëntor: 1,215,816.59 euro
2 nëntor: 2,300,679.64 euro
3 nëntor: 2,163,528.14 euro

Mesatarisht, Kosova ka shpenzuar mbi 2.13 milionë euro në ditë vetëm për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë.

Këto shifra rikthejnë në vëmendje koston e lartë të varësisë nga importi i energjisë dhe barrën financiare që kjo paraqet për sektorin energjetik të vendit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT