spot_img
spot_img

U kap në skemën e mashtrimit në provimin e patentës në Zvicër, dënohet 33-vjeçari nga Kosova

33-vjeçari nga Kosova këmbenguli për pafajësinë e tij në gjykatë. Por ditën e provimit, telefoni i tij celular ishte i lidhur me atë të një mashtruesi.

Në korrik të vitit 2023, hetues të fshehtë në Kantonin e Cyrihut zbuluan një skemë mashtrimi që përfshinte teste me shkrim për drejtimin e automjeteve: Një rrjet mashtruesish kishin pajisur shumë pjesëmarrës në provim me mikrofonë, kamera dhe kufje, të paguar deri në 5,000 franga zvicerane për provim, duke i ndihmuar ata të kalonin provimet, transmeton albinfo.ch.

Katër burra, të dyshuar për drejtimin e biznesit fitimprurës, u arrestuan në atë kohë: dy kosovarë të moshës 23 dhe 33 vjeç, një zviceran 30-vjeçar dhe një serb 60-vjeçar.

Tani, rreth tre vjet e gjysmë më vonë, një shofer kamioni që dyshohet se kishte përdorur këtë shërbim është duke u gjykuar në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut, shkruan nzz.ch. Babai 33-vjeçar nga Kosova këmbëngul për pafajësinë e tij.

Më 13 qershor 2023, ai dha provimin teorik plotësues për kategorinë e automjeteve C, pra për kamionë të rëndë mbi 3.5 ton, për herë të tretë, pasi kishte dështuar dy herë më parë.

Ai dyshohet se është futur në rrjetin e përmendurtë manipulimit gjatë këtij provimi. Një burrë akuzohet se i ka lexuar pyetjet nëpërmjet videos dhe i ka pëshpëritur përgjigjet në vesh.

TË FUNDIT

TË FUNDIT