spot_img
spot_img

“Jam një prej politikanëve ma t’votum…” – Deputeti drenicak që po bën bujë në Suedi

Mërgimtari Arber Gashi ka arritur që të sigurojë ulëse për një tjetër mandat si deputet në Parlamentin e Suedisë.

Ai ka thënë një intervistë për Gresa Nitajn në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, ku ka folur për procesin e zgjedhjeve atje dhe rrugëtimin e tij.

“Përfaqësoj partinë time socialdemokrate në nivel nacional ama zgjedhjet tona domethënë e kanë një dallim edhe prej zgjedhjeve kosovare për shembull ku një kandidat për deputet mundet me marrë vota prej krejt shtetit. Po në Suedi, i vetmi rajon që mundet me u votu është rajoni i Halandit ku unë jetoj”, ka thënë Gashi në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova.

Votat që i mori ia mundësuan atij të bëhet ndër politikanët më të votuar në rajonin prej kah vjen.

“Po përkundër këtij fakti kam marrë mbi dy mijë vota në rajonin tonë, domethënë vota personale për të cilën ndihem shumë, shumë mirë. Jam një prej politikanët më të votuar në rajonin tonë. Kështu që ndihna shumë, shumë mirë për pjesëmarrjen në përgjithësi por edhe për mbështetjen e komunitetit tonë shqiptar”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT