spot_img
spot_img

Marta Kos ua përmend vendeve të rajonit “momentet vendimtare” për rrugën drejt BE, godet Kosovën për Specialen

Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos, ka mbajtur një fjalim në nisje të Procesit të Berlinit para të pranishmeve dhe mediave në Mal të Zi ku po mbahet samiti.

Ajo përmendi “momentet vendimtare” që kanë vendet e rajonit përpara në rrugën e tyre drejt BE’së.

Derisa veçoi Malin e Zi si “një vend që është i vendosur të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, për Kosovën, Kos përmendi detyrën e saj që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.

Këtë deklaratë Kos e bëri pas vërejtjeve që Bashkimi Europian i bëri Kosovës pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. BE përmes një deklarate kishte thënë se ndryshimet e miratuara në këtë ligj “bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.

“Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, tha komisionerja europiane.

Në fund, Kos tha se është mirë që udhëheqësit nga rajoni dhe nga i gjithë Procesi i Berlinit po mblidhen sot “në këtë vend të bukur”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT