spot_img
spot_img

Nacionale: Presidentja ka dilema për Ligjin për krerët e UÇK-së, po mendon t’ia kthejë Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po e shqyrton rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuar, të cilin deputetët e kanë miratuar me 88 vota më 6 tetor.

Burimet e gazetës Nacionale brenda presidentes kanë bërë me dije se shefja e shtetit është në dilemma serioze për nënshkrimin ose rikthimin e Ligjit në Kuvend. Sipas burimeve brenda presidencës, gjasat serioze janë që e para e vendit t’i ushtroj kompetenca e saj kushtetuese për kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend.

Kjo për shkak të disa dispozitave problematike, të cilat pretendohet se mund të mos jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Gazeta ka drejtuar pyetje në Presidencë për të kuptuar se për cilat nene bëhet fjalë, por deri në publikimin e këtij teksti kabineti i presidentes nuk ka kthyer përgjigje.

Nacionale, gjishtashtu ka kontaktuar edhe me disa zyrtarë të PDK-së, të cilët në nervozë e sipër, i kanë thënë gazetës se nuk flasim për këtë temë.

Një ditë më parë, edhe iniciuesi i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, Çlirim Haziri, i ka kërkuar presidentes Shiroka-Pula që të marrë një vendim sa më shpejt për këtë çështje.

Në një konferencë për media, ai e ka ftuar shefen e shtetit që t`i shikojë mirë nenet e këtij ligji

“Sot kur ligji i miratuar në Kuvend ndodhet në Presidencë, kemi një mesazh të qartë. I bej thirrje presidentes së Republikës së Kosovës që ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë këtë ligj. Nëse konstatohen dispozita që nuk janë në harmoni me Kushtetutën apo kanë çfarëdo problemi ligjor, kërkojmë që Presidentja ta ushtrojë kompetencën e saj kushtetuese dhe ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Nëse ka nevojë, të ndryshohet e të përmirësohet çfarëdo që duhet ndryshuar e përmirësuar, duhet të ndodh menjëherë”, ka deklaruar Haziri.

Së fundi, janë shtuar zërat se Ligji për Specialen mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuar.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidenti mund ta kthejë ligjin në Kuvend nëse vlerëson se ai është i dëmshëm për interesat legjitime të Republikës së Kosovës.

Ligji duhet të kthehet brenda afatit ligjor prej 8 ditësh nga dita e pranimit të tij nga Kuvendi.

Sipas nenit 84 të Kushtetueses, këtë të drejt Presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë për të njëjtin ligj.

“…ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë”, thuhet në piken 6 të nenit 84.

Nëse Kuvendi e miraton sërish të njëjtin ligj (me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, sipas rregullave kushtetuese), ligji konsiderohet i miratuar dhe shpallet nga Presidenti.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (i njohur si Ligji për Gjykatën Speciale) e ka nënshkruar 15 tetor. Pas nënshkrimit nga kryeparlamentarja, dokumenti i është përcjellë menjëherë Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për dekretim dhe shpallje.

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka në dispozicion edhe tri ditë për ta nënshkruar ose ritkhyer në Kuvend këtë ligj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT