spot_img
spot_img

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut reagon sërish, përmend fajde, haraç, krim, privatizim, armiq

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka publikuar një shkrim me tone sfiduese, duke renditur veprime që thotë se nuk i ka kryer.

Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena Haxhiut, nuk përmend emra dhe nuk sqaron se kujt i drejtohet në këtë reagim. Por, gjatë ditës ai përmendi Daut Haradinajn dhe Sami Lushtakun, për të cilët tha se duhet “ta puthin tokën e Kosovës” kur të arrestohen.

Ai shkruan se nuk ka pasuri të fituara përmes krimit, të ardhura nga fajdet e haraçi apo aksione tek ajo që e quan mafia e ndërtimit.

Në të njëjtin shkrim, Krasniqi deklaron se nuk është takuar me Radojçiqin dhe nuk ka mbështetur një gjykatë që e cilëson “anti UÇK”.

Ai rendit gjithashtu uzurpimin e pronave, kërcënimin e deputetëve dhe kontrollin mbi mediat mes veprimeve nga të cilat thotë se është i pastër.

E plotë:

Unë nuk kam blloqe parash në bojler,

as banda në terren,

as pasuri të fituara përmes krimit,

as aksione te mafia e ndërtimit,

as të hyra nga fajdet dhe haraqi

as kujt shuplakë si kam ra, e lere ma me vra,

as skam falë territor,

as sjam taku me Radojçiqin,

as skam mbështetë gjykatë anti UÇK,

Reklamë

as smbaj bomba me kërcënu deputetë,

as skam vjedh 53 milion në një rrugë,

as skam uzurpu shpi në Dragodan

as skam “ble” mahallë në Marigonë,

as skam ‘uzurpu’ tokë përmes privatizimit,

as si kam kthy kujt vlla kundër votrës

as skam qu shokë në gojë të armikut

as sjam mbi ligjin

as skam kontroll në media për të ndalë apo paguar lajme.

as…

POR e kam të vërtetën në anën time, jetoj me nderë dhe ndërgjegje të pastër me rrugën e drejtë dhe të qartë.

Nuk na frikësoni dhe as nuk na zbrapsni!

Frikën e kemi mposhtë kur e kemi vra dekën!

TË FUNDIT

TË FUNDIT