Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane të SHBA-së, duke e cilësuar atë si aleate strategjike dhe partnere të pazëvendësueshme të Kosovës.
Shiroka Pula ka theksuar nevojën për rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik, si një instrument të rëndësishëm për thellimin e partneritetit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Ajo ka ritheksuar gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një nga synimet kryesore të vendit, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes amerikane në këtë proces.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.


