spot_img
spot_img

Vdes një punëtor në vendin e punës në një objekt ndërtimi

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori pasi dyshohet se ra nga kati përdhesë në bodrum, në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e punëtorit.

“Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën ‘Cen Dugolli’ në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspetorët e punës”, tha ai.

Zëdhënësi tha se “për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT