spot_img
spot_img

“Nuk e ia heq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

Gazetari Lirim Mehmetaj dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, kanë pasur një përplasje të ashpër.

Një status i gazetarit Mehmeti për deputetin e VV-së, Fatos Geci duket se është bërë sebep për një polemikë të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Geci ka thënë me ndërmjetësimin e deputetit Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj janë pajtuar që të mos merren më me njeri tjetrin.

“Me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, në restorantin Garden takohen Ismet Mehmetaj, babai i Lirim Mehmetajt, vëllai i Lirimit, Rinori, dhe Gani Geci. Familjet pajtohen dhe zotohen që as Lirim Mehmetaj, as anëtarët e familjes Geci të mos merren me njëri-tjetrin, as përmes shkrimeve dhe as në televizione”, ka shkruar Geci.

Më pas ka reaguar gazetar Lirim Mehmetaj, i cili ka lënë të kuptohet se Gani Geci i ka kërkua që ta heq statusin e tij të djeshme.

Në profilin e tij në Facebook, Mehmetaj ka thënë se nuk e largon postimin e tij.

“Ky është postimi im i djeshëm për Fatos Gecin. Ky postim vazhdon të mbetet i njëjtë siç është publikuar dje, sepse ky postim është i vërtetë. Këtij postimi e asnjë postimi tim tjetër nuk do t’i hiqet kurrë asnjë shkronjë. Unë do të vazhdoj merrem me secilin analfabet që provon të gënjejë e mashtrojë publikisht, siç jam marrë deri më sot. Veçanërisht me analfabetët e pushtetit“, ka shkruar Mehmetaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT