spot_img
spot_img

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka sqaruar efektet juridike të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të iniciuara nga PDK-ja dhe të miratuara në Kuvend, duke theksuar se ato nuk e rrëzojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha ka bërë të ditur se kushdo që pret që ky ligj të sjellë lirimin e menjëhershëm të ish-drejtuesve të UÇK-së e ka gabim, pasi iniciativa ligjore nuk ndërhyn drejtpërdrejt në vendimet gjyqësore të trupit gjykues në Hagë.

“Nuk i çel dyer e burgut për ata që po mbahen, nëse dikush ka mendua që i çel e ka gabim. Kufizimi i mandatit a hedhë poshtë verdiktin që është marrë, jo. Ky ligj në vlerësimin tim me këto pretendime që ka, nuk e rrëzon aktgjykimin dhe nuk e shfuqizon përgjegjësinë penale që është konstatuar në këto dhoma”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se nëse propozimet e dhëna nuk e shfuqizojnë aktgjykimin atëherë është mashtrim.

“Në qoftë se kufizimi i dënimit në 15 vjet nuk është rrëzim i aktgjykimit, a nuk është mashtrim. Në qoftë se vuajtja e dënimit në Kosovë nuk është lirim nga burgu, a nuk është mashtrim, në qoftë se falja e presidentes nuk është pafajësi, a nuk është mashtrim”, ka thënë Berisha.

TË FUNDIT

TË FUNDIT