Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Ligji i propozuar nga PDK-ja për Gjykatën Speciale në anti-kushtetues.Mehmetaj tha sot në një shkrim në rrjetin social Facebook se Ligji është krejtësisht i pavlefshëm, ndërsa theksoi se dikush e ka bërë qëllimshëm shkeljen.
“Tashmë është e qartë se Ligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Gjykatën Speciale është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës, më saktësisht me nenin 162 te saj. Dhe është krejtësisht i pavlefshëm. Madje është në shkelje të thellë të Kushtetutes në disa nene të tij”, ka thënë Mehmetaj.
“Po sipas nenit 162 të Kushtetutës, pika 3, ligji do t’i referohet Gjykates Kushtetuese të Gjykatës Speciale, sepse kjo Gjykate ka juridiksion ekskluziv për referime kushtetuese që lidhen me mandatin, juridiksionin, strukturën ose funksionimin e Speciales. Kjo gjykatë do ta shpall të pavlefshëm ligjin”, ka deklaruar ai.
“Pra, shkelja është aq e qartë sa dikush e ka bërë qëllimshëm. Këtu nuk kemi me vec budallak, këtu kemi edhe dashakeqësi”.
Postimi i plotë:
Tradhtia Ka Emër…Tashmë është e qartë se Ligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Gjykatën Speciale është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës, më saktësisht me nenin 162 te saj. Dhe është krejtësisht i pavlefshëm.
Madje është në shkelje të thellë të Kushtetutes në disa nene të tij.Po sipas nenit 162 të Kushtetutës, pika 3, ligji do t’i referohet Gjykates Kushtetuese të Gjykatës Speciale, sepse kjo Gjykate ka juridiksion ekskluziv për referime kushtetuese që lidhen me mandatin, juridiksionin, strukturën ose funksionimin e Speciales. Kjo gjykatë do ta shpall të pavlefshëm ligjin.
Pra, shkelja është aq e qartë sa dikush e ka bërë qëllimshëm. Këtu nuk kemi me vec budallak, këtu kemi edhe dashakeqësi.Kujt në PDK i konvenoi ndalja e protestave dhe pakënaqësia qytetare me vendimin në Hagë që e shpiku idenë e këtij ligji anti-kushtetues?
Kujt në PDK i konvenoi të tradhtohen Hashim Thaçi e Kadri Veseli në ditët më të rënda të tyre? Kush jane ata që deshën t’i qetësojnë shqiptarët me një mashtrim të tillë? Kush e shiti lojën kështu?
Kjo nuk duhet dhe nuk do të falet.




