Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të dyshuarve për sulmin ndaj deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.
Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës, ndërsa Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës.



