Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Rexhepi është poashtu profesor në Fakultetin e Studimeve Islame dhe ka shërbyer për disa mandate si dekan i këtij fakulteti.
Protestuesit që nga nata e mbrëmshme po qëndrojnë para Kuvendit po kërkojnë miratimin e plotë të Projektligjit për Gjykatën Speciale./Indeksonline


