spot_img
spot_img

Panduri: Sot mund të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë, mund të arrijë deri në 700 euro për megavat

Në një kohë kur institucionet vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe vëmendja publike është përqendruar te ngërçi institucional, gazetari Ermal Panduri ka ngritur shqetësimin për një tjetër zhvillim që, sipas tij, lidhet me tregun e energjisë elektrike.

Panduri ka paralajmëruar se sot mund të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë, duke pretenduar se çmimi mund të arrijë deri në 700 euro për megavat (MW), pa përfshirë taksat dhe kostot e kabllove.

“Pak jashtë temës, por sot do të ketë eskalim të çmimit të rrymës! Çmimi do të shkojë deri në 700 euro për MW, pa përfshirë taksat dhe kabllat e Fuente Energy!”, ka shkruar Panduri.

Ai më tej ka ngritur pikëpyetje rreth kompanisë Fuente Energy, duke pretenduar se ajo po merr një rol gjithnjë e më të madh në këtë sektor.

“Nuk është më NOA, e as ETMT. Tash hapini sytë edhe do ta shihni rritjen e kompanisë FUENTE!”, ka shkruar ai.

Në fund, Panduri ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë më shumë informacione lidhur me kompaninë dhe atë që ai i cilëson si “lidhje fort të dyshimta” të saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT