Sot ishte raportuar për zhdukjen e një 12 vjeçareje e cila ishte zhdukur në zonën afër zjarrit në Kçiq të Madh, shkruan Mitrovica SOT
Me t’u njoftuar për rastin, menjëherë u angazhua Kërkim Shpëtimi i Kosovës (KSHK), anëtar i të cilit është edhe Festim Ferati, i njohur si Leci.
Pas kërkimit intensiv dhe profesional, ai ka arritur të shpëtojë të miturën e cila vuan nga epilepsia.
Vajza i është kthyer familjes pa ndonjë lëndim falë reagimit të shpejtë e profesional të ekipit.



