Kapiteni kosovar, Vedat Muriqi, u është kundërpërgjigjur ankesave nga ana e Austrisë se fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është në gjendje të keqe.
Ai tha se aty kanë luajtur edhe kombëtaret si Suedia, Zvicra dhe Irlanda dhe nuk janë ankuar, porse sipas Muriqit, austriakët po përgatiten për justifikimin në rast se humbin.
“Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet. Këtu kanë luajtur edhe kombëtare të mëdha si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, dhe asnjë ekip nuk është ankuar. Kjo më duket më shumë si arsye e austriakëve për t’u përgatitur për rezultatin pas ndeshjes. Uroj që në fund të dalë kjo”, ka deklaruar ai.



