spot_img
spot_img

Haradinaj reagon për shkarkimin e Isufajt: Po i vjen erë e keqe, kundërmimi nisi në Kuvend kur Kurti e sulmonte

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Haradinaj tha se “po i vjen erë e keqe” këtij shkarkim dhe shtoi se “kjo erë ka kundërmuar keq në ditën kur kryeministri e sulmonte kryeprokurorin në foltoren e Parlamentit dhe mbronte të akuzuarit për korrupsion”.

“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit”, tha ai.

Haradinaj tha se ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve.

“Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër!”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT