Policia ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00, ndërsa viktimë është një vajzë.
Pas intervistimit, viktima është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.



