Pas Vedat Muriqit, skuadrës së Fenerbahce mund t’i bashkohet edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Florent Hadergjonaj, transmeton Gazeta Metro.
Dyshja e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Florent Hadergjonaj, mund të luajn së bashku edhe te gjiganti turk. Kjo pasi që raportohet se ‘Feneri’ ka shprehur interesim për 25 vjeçarin.
Mediumi turk ‘asisitanaliz’ shkruan se mbrojtësi i krahut është në mesin e objektivave të skuadrës turke për t’i transferuar.
Ky transferim edhe mund të ndodhë, pasi që dyshja Isla dhe Dirar priten që të largohen nga Fenerbahce dhe kështu do t’i lirohej vendi futbollistit të Kosovës.
Hadergjonaj që ndryshe njihet edhe si ‘Tigri’ është pjesë e Huddersfield Town që nga viti 2018, teksa vlera e tij besohet të jetë rreth 7 milionë euro./gazetametro.net