spot_img
spot_img

Arian Tahiri: Ndryshimi i ligjit për Specialen është obligim kombëtar, Presidenti vullnet politik i subjekteve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet të kushtëzohet apo të ndërlidhet me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

“Ne nuk duhet as të guxojmë të mendojmë ta lidhim ligjin me Presidentin”, deklaroi ai.

Sipas tij, miratimi i ndryshimeve ligjore është një përgjegjësi që, sipas tij, tejkalon interesat dhe marrëveshjet politike ndërmjet partive.

“Ligji është mbi secilin kalkulim politik. Presidenti është konsensus politik, vullnet politik i subjekteve politike. Qysh kemi bërë ftesë në të kaluarën, bëjmë ftesë prapë të mbërrihet konsensusi. Por ligji e tejkalon”, tha Tahiri.

Ai e cilësoi këtë si një përgjegjësi kombëtare ndaj të kaluarës dhe gjeneratave të ardhshme.

“Ligji është obligim kombëtar i yni. Obligim për gjakun e dëshmorëve, obligim për gjeneratat që do të vijnë”, u shpreh Tahiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT