spot_img
spot_img

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte zgjedhja e duhur për president të Kosovës në rrethanat aktuale politike.

Në Klan Kosova, Hasani e lidhi çështjen e presidentit edhe me zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Kosova ka nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila do të mund ta përfaqësonte drejtpërdrejt narrativën e luftës çlirimtare në takimet ndërkombëtare.

Hasani tha se një profil i tillë do të duhej të kundërshtonte pretendimet që, sipas tij, e paraqesin UÇK-në si pjesë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Ai përmendi konkretisht Haradinajn, ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministër i Kosovës.

“Sot për sot Kosova është në krizë. Edhe për president, po dhe në rrethanat pas vendimit të Gjykatës Speciale. Neve duhet t’i tregojmë botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale.”

Hasani argumentoi se përballë kësaj situate, sipas tij, presidenti i ardhshëm duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me luftën e UÇK-së dhe ta përfaqësojë atë histori në kontaktet me liderët ndërkombëtarë.

Në këtë kontekst, ai e veçoi Haradinajn si figurën që do të mund ta merrte këtë rol, duke iu referuar së kaluarës së tij në UÇK dhe historisë së familjes Haradinaj gjatë luftës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT