1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

VV-ja nuk e preferon Nismën në qeveri, subjektet e qeverisjes së kaluar i do në opozitë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpall rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ende është në ankth të rezultateve, ku ky subjekt ende nuk e ka kaluar pragun prej 5%.

Nisma është shumë afër të kësaj përqindje, ajo aktualisht ka 4,96%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ditë më parë ka shprehur vullnetin që nëse kjo parti e kalon pragun atëherë LDK-ja do të jetë e gatshme të bashkëpunoj me ta.

Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila sipas rezultateve preliminare është zgjedhur subjekti më i votuar në Kosovë nuk po e dëshiron një bashkëpunim të tillë.

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për GazetënBlic ka thënë se LVV-ja nuk do të dëshironte që Nisma të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme edhe nëse kalohet pragu nga ana e tyre.

Nagavci tha se LVV-ja dëshiron të bashkëpunoj me LDK-në, por pa subjektet e qeverisjes së kaluar, shkruan GazetaBlic.

“Duhet të presim certifikimin e rezultateve të shohim se a ka ndonjë të re, e  dimë që janë afër, por duhet pritur certifikimin e rezultateve sepse më pas kjo e definon numrin e deputetëve që do kishte secili subjekt”, tha ajo.

“Ne do kishim preferuar të jemi në qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës sepse mendojmë se gjitha subjektet politike që kanë qenë në qeverisje deri më tani duhet të jenë në opozitë, por duhet pritur certifikimin e rezultateve” , tha Nagavci për GazetënBlic.

Nagavci tha se duhet pritur certifikimin e rezultateve pasi që ende nuk dihet se sa mund të formohet qeveria nga LVV-ja dhe LDK-ja.

“Duhet të shikojmë se sa mund të arrijmë te kemi deputetë nga LVV-ja dhe LDK-ja dhe sa do të arrijmë të formojmë qeverinë e re, por do kishim preferuar që ta kemi qeverisjen pa subjektet që kanë qenë në qeverisjen e kaluar”, shton Nagavci.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT