Një përleshje ka ndodhur sonte në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona kanë pësuar lëndime.
Policia ka konfirmuar se dyshohet se lëndimet janë shkaktuar me një mjet të mprehtë.
“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona të moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprime hetimore”.


