Avokati i njohur Besnik Berisha, ka folur rreth procesit në Hagë, si dhe dënimit të shqiptuar për katër ish-krerët e UÇK-së.
Ndër tjera, i njëjti ka komentuar edhe lëvizjet në Kosovë, të cilat i ka cilësuar si të papërshtatshme.
Krejt kjo sipas tij, pasi çdo veprim i qytetarëve, madje edhe i deklaratave në studio televizive, mund të ndikojë në vendimet e ardhshme ndaj ish-krerëve nga Haga.
“Kujdes nga dhuna e thirrjet që thërrasin për anarki, sepse rrezikojnë seriozisht që edhe në rastet më tragjike të familjarëve të të akuzuarëve në Hagë të mos i lëshojnë më për të ardhë në Kosovë, sepse e konsideron si mundësi e dështuar e kontrollit të situatës, e besa-besë rrezik ikje e kështu me radhë…


