Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për përfundimin e Kursit të Avancuar për Snajper, të realizuar në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar në organizimin dhe planifikimin e misionit, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, aftësitë fushore, përfshirë kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit (Stalking), identifikimin dhe angazhimin e caqeve sipas prioriteteve të përcaktuara në mision.
Sipas FSK-së, trajnime të tilla synojnë avancimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve, në përputhje me standardet profesionale.



