Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me tetë vjet burgim të akuzuarin me inicialet M.A., për veprën penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”.
Aktgjykimi është shpallur sot, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari M.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”, nga neni 138, paragrafi 1, i Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).


