Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se me atë që ka parë në procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe themeluesi i shtetit amerikan, George Washington do të ishte dënuar.
“Mendoj se duhet të gjykohet në kontekstin e represionit serb, por duhet të konsiderohet edhe në emocionet e njerëzve, çfarë kanë përjetuar në atë kohë popullata shqiptare po luftonte për jetën e vet”, tha Clark në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
“Spastrimi etnik ishte diçka e planifikuar, ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Dhe rezultoi pikërisht edhe në dënime. Dhe gjatë dëshmisë e kam thënë që, mund të dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë. Në Deklaratën e Pavarësisë (së SHBA) thuhet se njerëzit kanë të drejtën të jetojnë aty ku duan dhe të organizojnë veten e tyre dhe nuk ka kuptim për ndëshkimin e këtyre njerëzve”.



