spot_img
spot_img

Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke shpallur kundërshtarët “spiunë” e “tradhtarë”

Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me debatet dhe akuzat publike pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është “detyrë qytetare dhe institucionale”, por ka kundërshtuar etiketimin e kundërshtarëve politikë si “spiunë” e “tradhtarë”.

Sipas saj, shënjestrimi i kundërshtarëve politikë, dëshmitarëve apo qytetarëve në protesta, emisione televizive dhe postime publike “e riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së”.

“Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë thirrje që kushdo që posedon të dhëna për persona që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror, t’i paraqesë ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër”, ka theksuar Haxhiu, duke bërë thirrje për maturi, të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin në reagimet publike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT