Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, tha partia e tij do të mbajë fjalën për President konsensual, por se më parë duhet të konstituohet Kuvendi.
“LDK ka dalë dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”.
Haziri më pas tha se deklaratat e kryetarit e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për atë se çka i ka ofruar kësaj partie gjatë bisedimeve të shkurta që i patën, ishin kundërthënëse.
“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”.
Haziri më pas shtoi: “Ka me ju dalë tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejt. Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo”.
“LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!”, tha në fund ai./Express/




