spot_img
spot_img

Behrami: Kurti më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit

Bllokada institucionale u diskutua mbrëmë në Edicionin Special, me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behramin.

Ai konsideron se fajtorë për këtë situatë të krijuar janë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Behrami deklaroi në Klan Kosova se Kurti “më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit të Kosovës.”

“Ai nuk e ka fare problem këtë. Dhe shkeljen e Kushtetutës madje e portretizon si patriotizëm, kinse po e bën për interes të Republikës së Kosovës.

Dhe kjo është po ashtu një çmenduri”, ka deklaruar Behrami mbrëmë në Edicionin Special.

TË FUNDIT

TË FUNDIT