spot_img
spot_img

Policia me aksion në Jabukë dhe Prevllak për armë ilegale

Në disa lokacione në fshatrat Jabukë dhe Prevllak të komunës së Zubin Potokut janë duke u zhvilluar kontrolle policore.

Aksioni, sikurse edhe ditëve të kaluara, po zhvillohet nën dyshimin për posedim të armëve ilegale.

Policia së fundmi, në kërkim të armëve, ka kontrolluar objekte në fshatin Crepulë, ndërsa më herët edhe në Dren, ku një person është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkohë, Policia prej më shumë se një jave po zhvillon hetime për krime lufte në territorin e komunës së Zubin Potokut. Deri më tani, tre persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për intervistim.

Në tri lokacione në Zubin Potok po zhvillohen gërmime, për mbetje mortore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT