1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Familjari i Shqipdon Aliut me mesazh prekës pasi u gjet i vdekur në një gropë

Më 14 tetor Shqipdon Aliu nga Lipjani iku nga shtëpia e tij, për të mos u kthyer më. 23 vjeçari u gjet i vdekur dje në një gropë në Gadime, ndërsa sipas familjarëve, i ndjeri kishte ikur nga shtëpia pasi nuk mundi të përballojë sëmundjen e rëndë të babait, i cili po ashtu vdiq rreth katër ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.


10 ditë më parë Shqipdon Aliu u largua nga shtëpia e tij, pa ndonjë lajmërim apo gjurmë, ndërsa më 14 tetor familjarët raportuan në polici se ai ishte zhdukur.

Sipas këtyre të fundit, djali i tyre mendohet ta ketë marrë këtë vendim pasi nuk mundi të përballojë sëmundjen e rëndë të babait, i cili po ashtu ndërroi jetë disa ditë më parë.

E nipi i familjes Aliu, Valon Bllaca ka shkruar se kujtimet e Shqipdonit nuk do të harrohen lehtë dhe nuk do të harrohen kurrë.

“Hapsira na le nuk do te plotesohet gjate gjithe jetes por kujtimet e tua s’do te harrohen kurre.Qofte i lehte dheu vella, s’do te harroj kurre”, ka shkruar Bllaca në Facebook./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT