spot_img
spot_img

Deri në 34°C të dielën, pasdite mund të sjellë stuhi lokale

Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta edhe të dielën. Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 13–18°C, ndërsa temperaturat maksimale 29–34°C, njofton IHMK.

Do të fryjë erë verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–6 m/s, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë hovë të përkohshme më të fuqishme.

Temperaturat e larta dhe indeksi i lartë i rrezatimit UV vazhdojnë të krijojnë kushte të pafavorshme biometeorologjike.

Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT