spot_img
spot_img

Gruda: Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, kjo është e papranueshme

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që çështja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

Gruda ka kritikuar zhvillimet e fundit, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës po shkelet pas përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, i cili skadoi të premten.

“Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, por jo më nga Millosheviqi, prej njerëzve që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme”, ka thënë Gruda.

TË FUNDIT

TË FUNDIT