Blerina Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, djalit të ish-Presidenit Rugova, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë Kurti për të shkarkuar koordinatorët nacional, pjesë e të cilëve ishte edhe burri i saj.
Ajo në një postim në llogarinë e saj zyrtare ka shkruar se vendimi i Kurtit për ta shkarkuar burrin e saj nga pozita e koordinatorit nacional, nuk e dëmton Mendim Rugovën as profesionalisht e as moralisht.
Ajo ka thënë se ky akt i Kurtit, prekë direkt nevojën e qytetarëve për një informim profesional në fushën e meteorologjisë.
Kllokoqi Rugova shton se Mendimi do të vazhdojë të mbetet emër nacional për fushën të cilës ai i takon dhe se ai do të vazhdojë punën e tij profesionale dhe të pavarur.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Reporteri.net/