27.5 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj për Kurtin: Nëse e lejojmë, ai bën kompromise të dhimbshme me Serbinë

Ish-kryeministrti I Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për GazetaBlic, ka thënë se nëse ata që e kanë vë taksën do të lejonin Kurtin, ai do të bënte kompromise të dhimbshme edhe me Serbinë.

Sipas Haradinajt, heqja e taksës nga kushdo, është një paftytyrësi e madhe. “Kurti i kish bë nese e lojm, por Kosova nuk është e një kryeministri i cilit do qoftë, është i popullit dhe ai kryeministër që devijon nga vullneti i popullit, populli i’a tregon vendin secilit, unë jam për taksën plus por për taksë minus, nëse Kurti dëshiron të shtojë edhe masa të tjera të reciprocitetit pse jo, por heqja e taksës do të ishte një pafytyrësi e madhe e kujtdo qoftë”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj ditëve të fundit kishte lëshuar kritika të shumëta mbi kreun e ekzekutivit për çështjen e taksës si dhe atë të ligjit për paga.

TË FUNDIT

SBASHK-u paralajmëron grevë

spot_img
spot_img

TË FUNDIT