24.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Kurti do të jenë pjesë e konferencës së Mynihut

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeminstri Albin Kurti do të jenë pjesë e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.

Kjo konferencë prej disa vitesh përbën një arenë të rëndësishme dhe të pavarur të liderëve globale, për të zhvilluar diskutime informale, për sfidat më aktuale të sigurisë.

Edicioni i 55’të, vitin e kaluar i kësaj Konference, ishte një nga më të rëndësishmit e 10 vjeçarit të fundit, me pjesëmarrjen më të madhe të personaliteteve të larta në rang global, por edhe sepse 2019 do të jetë viti i provës për zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Një numër i paparë i vendimmarrësve ndërkombëtarë të rangut të lartë pritet të marrin pjesë për Konferencën e Sigurisë së Mynihut 2020, duke i përfshirë edhe krerët e shteteve dhe qeverive, dhe ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme.

Në këtë ngjarje do të jetë edhe presidenti serb Aleksandër Vucic./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT