14.9 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Zëdhënësi i Grenell deklarohet rreth raportimeve se SHBA mund të anulojë investimet në Kosovë

Dick Custin, zëdhënës i të Dërguarit të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ambasadori Grenell kurrë nuk ka deklaruar se ”Shtetet e Bashkuara do të anulojnë projektet dhe investimet deri sa qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.

Ai i bëri këto komente duke u përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për të sqaruar njoftimet që dolën se ambasadori Richard Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani rreth çështjes së tarifave ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova..

Sipas Radiotelevizionit të Kosovës ambasadori Grenell “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat’’.

”Megjithëkëtë”, siç shton RTK duke ju referuar një burimi të saj, ”SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.

Zëdhënësi Custin ka sqaruar që ambasadori Grenell kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Custin në përgjigjen e tij është shprehur:

”Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata”.

”Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato ”si masa të reciprocitetit” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan Richard Grenell, njofton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT