Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm që ky grup parlamentar do t’i ndërmerr për taksën 100 %.
Gazmend Abrashi, deputet i AAK-së tha se partia që ai përfaqëson do të argumentojë pse taksa duhet të qëndrojë.
“Aleanca do të përdorë gjitha mjetet demokratike, për të vazhduar mbajtjen e taksës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin e biznesit që të sjellim argumentet pse taksa duhet të qëndrojë “-tha Abrashi.
Ai shtoi se Aleanca poashtu është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
“Ne jemi për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Ne duhet të kuptojmë se shteti nuk qëndron nga një qeveri. Këto projekte nuk mund të hiqen pa ndonjë konsultim paraprak. Qeveria e kaluar ka vendosur disciplinë financiare ku mundësohet vazhdimi i këtyre projekteve “- shtoi Abrashi.