35 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Rrahmani prezanton shifra të frikshme: E vetmja arritje e këtij pushteti është rritja e numrit të përdoruesve të drogës te fëmijët

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritje të numrin të përdoruesve të drogës te fëmijët.

Ai ka bërë me dije se e vetmja arritje e këtij pushteti është rritja e numrit të përdoruesve të drogës te fëmijët.

Në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka treguar shifra të frikshme.

“E vetmja arritje e këtij pushteti është rritja e numrit të përdoruesve të drogës te fëmijët. Mbi 35 mijë përdorues droge, me moshë mesatare nën 16 vjeç. Pra, nga shkollat fillore dhe të mesme, në vend që t’i edukojmë dhe t’i mbrojmë nga drogat, po i nxjerrim si përdorues droge, ndërsa u flasim se mund të martohen me persona të së njëjtës gjini ose se mund ta ndryshojnë gjininë çdo 10 vjet”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT